Barcelona në hall, dëmtohet ylli skuadrës
Tek Barcelona problemet nuk kanë fund sa i përket dëmtimeve.
Së fundmi në ndeshjen ndaj PSV-së në ‘’Ligën e Kampioneve’’ është dëmtuar Samuel Umtiti, shkruan Albeu.com.


Sipas mediave spanjolle, stafi mjekësor i Barçës ka vendosur që lojtari t’i nënshtrohet një operacioni për të zgjidhur problemin kronik me gjurin e majtë.

Kjo ndërhyrje do ta detyrojë futbollistin të qëndrojë larg fushave për 5 muaj. Një goditje e rëndë për kampionin e botës dhe për klubin spanjoll. /albeu.com/


Shtuar më 29/11/2018, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori