Barcelona në kërkim të një qendërmbrojtësi
Kampionët e Europës dhe të Botës, Barcelona pavarësisht se pranon pak gola gjatë një ndeshje për shkak të presionit të madh që nis që nga sulmuesit e mesfushorët, kërkon përforcime për repartin e mbrojtjes.

Sipas mediave spanjolle Barcelona kërkon dy qendërmbrojtës, yllin e Evertonit, John Stones dhe kosovarin e Valencias, Shkodran Mustafin.

Për këta dy lojtarë Barcelona ka gati 50 milionë euro për t'i afruar. Gjithsesi nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Për lojtarin e Evertonit prej kohësh ka shfaqur interes Chelsea, ndërkohë që Mustafi vështirë të lihet i lirë nga Valencia. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2016, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori