I pushuar nga puna vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës, ??Quique
Setien pretendon ende për paratë që i detyrohen nga
klubi i Barcelonës. Që prej gushtit të kaluar, tekniku spanjoll nuk është paguar nga
Barça.
Sipas asaj që raporton "Sport",
Setien po kërkon më shumë se 4 milion
euro nga
klubi katalanas. Ish-trajneri i Betis ka filluar procedurat ligjore pasi
Barça nuk duket se dëshiron të paguaj
shumën e kërkuar.
Sipas "RVV", blaugranët kanë shpenzuar më shumë se 20 milionë
euro në kontratat e tre trajnerëve të fundit. Ernesto Valverde u pushua nga puna një vit para përfundimit të kontratës së tij dhe për këtë arsye ka marrë 11 milionë
euro, të cilave i shtohen pesë milion që drejtuesit e Barca-s i paguan Federatës Hollandeze për nënshkrimin me Ronald Koeman.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 10:40