Barcelona nënshkruan me Rakitiç
Barcelona ka firmosur me mesfushorin e Kombëtares kroate Ivan Rakitiç, cili luan për Seviljan me një kontratë pesë vjeçare.

Rakitiç i cili ndodhet ne Brazil për kupën e botës, do të jetë zevendësuesi i Fabregas i cili la Camp Now per t’u transferuar tek Chelsea.

Barca perveç Rakitic ka siguruar edhe djaloshin e Manchester City, Denis Suarez i cili do të kalojë tek Sevilja në formë huazimi.

Rakitic kaloi tek Sevilja duke lënë Schalken për 2.5 milione euro në janar të 2011 duke treguar një paraqitje të mirë dhe duke u bërë edhe kapiten i skuadrës.

26-vjeçari ka zhvilluar 59 paraqitje në tre sezone me Andaluzianët dhe ka shënuar 15 gola duke fituar edhe Europa Ligën me Seviljën. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2014, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori