Barcelona ngec në "Camp Nou", Girona surprizon katalanasit (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka ngrcur në një barazim 2-2 ndaj Gironas në "Camp Nou", ndeshje e vlefshme për javën e 5 të La Ligas.

Blaugranasit kalonin në avantazh në minutën e 19' falë golit të Lionel Messi.

Mbrojtësi Clement Lenglet ndëshkohet me karton të kuq, dhe lë skuadrën me 10 lojtarë.

minutën e fundit të pjesës së parë Girona barazon rezultatin me anë të Stuanit.

Edhe në të dytën Girona e nis mjaft mirë ndeshjen, pasi në minutën e 51' përmbys rezultatin ndaj Barçs përsëri me golin e Stuanit.

Barazspesha vjen në minutën e 63' me golin e mbrojtësit Gerard Pique.

Skuadra e Valverdes tentoi deri në fund që të shënonte golin e trei pikëve, por që nuk e arritën.

Pas këtij barazimi Barcelona renditet në vendin e 1 me 13 pikë, ndërsa Girona në vendin e 6 me 8 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori