E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Barcelona nuk e njeh kampionin (VIDEO)
Barcelona
Barcelona ka mposhtur me rezultat 3-1 Atletico Madridin në ndeshjen e javës së 18-të të La Ligas që u zhvilluar të dielën mbrëma në Camp Nou.

Barcelona e filloi herët me gol. Në minutën e 12-të, Neymar shënoi për 1-0.

Luis Suarez në minutën e 35-të çoi epërsinë në 2-0 ndërsa në minutën e 57-të, Mario Mandzukic ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e shënuar nga penalltia.

Tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Lionel Messi shënoi golin e tretë për Barcelonën duke e vulosur fitoren ndaj kampionëve aktual.

Pas xhiros së 18-të, Real Madrid kryeson tabelën me 42 pikë para Barcelonës e cila ka 41. Kampioni aktual Atletico Madrid renditet e treta me 38 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2015, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori