Barcelona nuk heq dorë, gati apeli në CAS për Neymarin
Pëlqej
Barcelona ka njoftuar se do të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv për dënimin me tre ndeshje të Neymarit.

Duket se Barca po shfrytëzon të gjitha mundësit e mundshme në mënyrë që Neymar të jetë gati për “El Clasico”, që zhvillohet këtë të diele.

Apeli që bënë në Federatën Spanjolle të Futbollit, është refuzuar – teksa tani kanë paralajmëruar se do të dërgojnë rastin në CAS.

“Pasi Federata e Futbollit të Spanjës refuzoi zbutjen e dënimit të Neymarit prej 3 ndeshjeve, tani do të apelojmë në CAS”, thuhet në njoftimin e katalanasve. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori