Barcelona nuk i ndahet yllit të Atleticos
Eliminimi i Atlético Madrid nga Champions League do të ketë konseguenca dhe madje mund të ndikojë edhe tek ylli më i madh i skuadrës. Referuar raportimeve të "L’Equipe", Barcelona po tenton sërish blerjen e Griezmann, pasi dështoi një vit më parë, me francezin që refuzoi transferimin të komunikuar vetëm pak para fillimit të Kupës së Botës në “Rusi 2018”.

I njëjti burim, bën me dije se kësaj here është vetë Griezmann ai që ka vënë në diskutim të ardhmen e tij profesionale. Si për ta bërë edhe më shumë të besueshëm lajmin, "L’Equipe" shton një tjetër informacion, që ka të bëjë me klauzolën e largimit të francezit.

Klauzola e transferimit të Griezmann, e ndryshuar me rinovimin e sulmuesit verën e kaluar me vlefshmëri deri në 2023 është 200 milionë euro, por me një përjashtim. Deri në qershorin e këtij viti, ajo klauzolë do të jetë në shumën 120 milionë, një shifër kjo mëse e përballueshme për kampionin e botës.
Shtuar më 17/03/2019, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori