Barcelona nuk ka para per te paguar lojtaret
Albeu.com
Barcelona nuk ka mundur të paguajë lojtarët e vet në fund të qershorit, ka zbuluar presidenti i klubit Sandro Rosell, njofton BBC. Rosell, i cili javën e kaluar ka pasuar Joan Laportën në krye të klubit katallan, që gjendet në ...... vështirësi financiare, ka thënë gjithashtu se është siguruar kredia prej 125 milionë sterlina për të paguar pagat.

“Klubin e kemi gjetur në borxhe, me probleme me likuiditet. Në këtë moment, duhet të marrim kredi për t’i paguar lojtarëve pagat”, ka deklaruar Rosell.

Barça ka shitur mbrojtësin Dmytro Chygrynskiy për Shakhtarin për 12.5 milionë sterlina, për të mbledhur mjetet e nevojshme, megjithëse Pep Guardiola dëshironte ta mbante.

Gjithashtu, i kanë shitur lojtarin e kombëtares së Bregut të Fildishtë, Yaya Toure, Manchester Cityt për rreth 20 milionë sterlina.

Megjithatë, Rosell siguron tifozët e shqetësuar se problemet e Barçës janë nën kontroll dhe procesi i sigurimit të kredisë ka filluar qysh në mandatin e administratës së mëparshme.
Shtuar më 08/07/2010, ora 12:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori