Barcelona nuk ndalet (VIDEO)
Barcelona ka mposhtur skuadrën e Valladolid me rezultat 4-1 në takimit e të shtunës mbrëma në La Ligan spanjolle.

Valladolid ka shënuar e para përmes Javi Guerra që në minutën e 10-të ndërsa Alexis Sanchez u kundërpërgjigj pas vetëm katër minutash, 1-1.

Në minutën e 52-të, Xavi Hernandez kaloi në epërsi vendasit ndërsa në minutën e 64-të, Alexis Sanchez shnëon golin e dytë personal në këtë takim duke e çuar rezultatin në 3-1.

Golin e katërt për Barcelonën e shënoi Neymar në minutën e 70-të.

Pas tetë xhirosh, Barcelona kryeson tabelën e La Ligas me 24 pikë, tri më shumë se Atletico Madrid që të dielën luan ndaj Celta Vigos. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 00:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori