Barcelona nuk ngopet me holandezë, Bortameu synon dhe yllin tjetër të Ajax-it
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar se interesimi i tyre për Matthijs de Ligt është i vërtetë.

19-vjeçari i Ajaxit është kapiten i klubit holandez duke befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në fushë.

per 19 vjecarin interes të fortë ka shfaqur edhe Juventusi teksa vetë lojtari la të kuptohet me deklaratën e tij kur tha se Cristiano Ronaldo është idhulli i tij që në fëmijëri.

"E kemi ndjekur De Ligt për disa kohë. Është e vërtetë, ai është lojtar që ne e pëlqejmë, por Barça tashmë ka lojtarë të rëndësishëm në skuadër”, ka thënë Bartomeu.

"Do t’i shikojmë më shumë gjërat në mars ose prill, për momentin nuk ka asgjë".








Shtuar më 16/02/2019, ora 17:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori