E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
Barcelona nuk pranon ta luajë "El Clasicon" në Madrid
Barcelona ka refuzuar të luajë "El Clasicon"e ardhshme në Madrid, teksa Real kishte vendosur të zhvillohet në "Bernabeo".

Reali kishte apeluar në La Liga për të ndryshuar vendndodhjen e lojës pas rivalitetit të ashpër që kanë këto dy skuadra.

Ata duan që loja të luhet në Madrid, në vend se në Barcelona.

La Liga gjithashtu kishte propozuar që El Clasico e dytë mund të zhvendoset në Nou Camp.

"Mundo Deportivo" megjithatë, pretendon se Barca e ka refuzuar këtë propozim dhe ata nuk duan të luajnë ndeshjen e parë në Madrid.

Propozimi i dytë është që të vendoset një datë tjetër për tu zhvilluar takimin, Barcelona–Real Madrid. Mundësia më e pranueshme është të luhet me 18 dhjetor në Camp Nou.
Shtuar më 17/10/2019, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori