Skuadra e Barcelonës nuk është aspak e kënaqur nga performancat e yllit kilian, Arturo
Vidal. Ish-lojtari i Bayern Mynih nuk e ka fituar dot vendin e titullarit dhe ka
luajtur vetëm gjashtë ndeshje deri tani ku në pjesën më të madhe e ka nisur sfidën nga stoli.
Kiliani mund të largohet nga katalanasit që në merkaton e janarit. Tre janë skuadrat e mëdha që janë të interesuara për shërbimet e 31 vjeçarit. Manchester United, Juventus dhe Arsenal janë favoritë për të arritur te Arturo
Vidal. Bardhezinjtë janë favoritë posi
kiliani ka
luajtur më parë te kampionët në fuqi të Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018,
ora 14:50