Barcelona ofron Dembelen për Mohamed Salahn
Forma fantastike e egjiptianit, Mohamde Salah ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave evropiane, në mesin e tyre Real Madridin dhe Barcelonën.

Siç raporton “Diario Gol”, Barcelona i ka propozuar Liverpoolit një shkëmbim Ousmane Dembele-Mohamed Salah.

Interesimi i Barçës ka ardhur me kërkesë të Lionel Messit, që mendon se 25 vjeçari mund t’i japë shumë skuadrës së Ernesto Valverdes për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu ditë më parë është raportuar se edhe Philippe Coutinho, që u transferua në janar në Spanjë, e ka telefonuar egjiptianin duke i kërkuar që t’i bashkohet atij te Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori