Barcelona ofron para + lojtar për sulmuesin e Atleticos, Antoine Griezmann
Barcelona është e gatshme ta ofrojë Andre Gomesin në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Gjigandi katalanas mbetet i përkushtuar ta përforcojë edhe më shumë sulmin dhe pritet që në verë ta bëjë një ofertë për lojtarin francez.

Gomes, i cili nuk po mund të adaptohet dot me stilin dhe shpejtësinë e lojës në “Camp Nou”, i ka ditët e numëruara në Barcelonë.

Edhe pse klauzola e lirimit të Griezmannit prej 100 milionë eurove është e përballueshme për Barçën, përfshirja e Gomesit në marrëveshje do të nënkuptonte dy gjëra: pagesë më e ulet për blerjen e tij dhe shmangie të bonuesve. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2018, ora 17:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori