Barcelona ofron para plus Dembelen për Eden Hazard
Pëlqej
Barcelona nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të transferuar Eden Hazard nga Chelsea.

Sipas radio stacionit spanjoll, Onda Cero - Barcelona është e gatshme ta ofrojë Ousmane Dembelen plus një shumë parash për Hazardin.

Hazard është futbollist për të cilin janë të interesuar drejtuesit e klubit katalonas. Siç raporton SPORT, drejtuesit kanë biseduar me agjentin e lojtarit për të konfirmuar se ai dëshiron ta braktisë Chelsean dhe të vijë në ligën spanjolle.

Pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku Hazard zuri vendin e tretë me Belgjikën, ai foli për të ardhmen duke lënë të kuptohej se dëshiron të largohet. /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori