Barcelona padit Santosin për Gabigolin
Klubi i Barcelonësë ka vendosur që të padisë Santosin për blerjen më të ri të Interit, Gabriel Barbosa. Kur Barcelona mori Neymarin në vitin 2013, marrëveshja përfshinte një mundësi për të blerë Gabigolin në të ardhmen.

Sipas gazetës braziliane "Globo Esporte", Santosi mbajti të informuar Barcelonën për lëvizjen e Interit muajin e kaluar dhe janë dhënë të gjitha mundësitë për të vazhduar.

Megjithatë, Blaugranët pretendojnë se dokumenti që u dërgua nuk ishte i detajuar mjaftueshëm dhe ata nuk kanë lejuar që transferimi të shkojë deri në fund.

Tani spanjollët duan shpërblim për dështimin e këtij opsioni, ku thuhet te jetë rreth 3.5 milionë euro, shifër kjo që klubi katalanas e kishte paguar kur ka transferuar Neymarin.
Shtuar më 04/09/2016, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori