Barcelona parakalon Realin, bëhet ekipi më i pasur në botë
Askush nuk mund të prekë klubin katalan, që fiton më shumë se kushdo tjetër, madje edhe se ekipet e mëdha të Premierligës.

Barcelona është ngritur në krye të Deloitte Football Money League për herë të parë pas të ardhurave rekord prej 840.8 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 21.7 përqind nga sezoni i kaluar.

Ata gjithashtu kanë regjistruar një diferencë rekord midis tyre dhe Real Madridit, të cilët renditen në vendin e dytë, 83.5 milionë euro larg.

Real Madrid, nga ana e tyre, ka parë gjithashtu një rritje prej 0.9 përqind në 757.3 milionë euro pavarësisht humbjes së vendit të parë.

Pas tyre vijnë Manchester United në vendin e tretë, me 45.9 milionë euro.

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kompletojnë pesë të parët.
Shtuar më 15/01/2020, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori