Barcelona paralajmëron Arturo Vidal
Pëlqej
Skuadra e Barcelonës nuk po e kapërdir mirë sjelljet që është duke bërë mesfushori Arturo Vidal. Kiliani ka pasur shumë pak minuta nën këmbë në këtë edicion me katalanasit ku dhe shprehu pakënaqësitë e tij ndaj Valverde në një postim në Instagram. Shkruan Albeu

Për këtë çështje ka folur menaxheri i katalanasve, Pep Segura ku tha se veprime të tilla janë ofendim te kjo skuadër dhe ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më.

“Ai mesazh ka një konotacion të dyfishtë. Nga njëra anë tregon se Vidal dëshiron të integrohet shpejt te Barcelona dhe ta ndihmojë ekipin, ndërsa nga ana tjetër shfaqet personalisht i frustruar që nuk ka më shumë minuta lojë në dispozicion.

Por, mbi të gjitha, ai duhet të ketë respekt për kolegët, dhomën e zhveshjes ku bën pjesë, trajnerin dhe klubin. Në njëfarë mënyre, Vidal duhet të jetë i vetëdijshëm se këto statuse në rrjetet sociale do të dëmtojë më shumë atë se këdo tjetër. Unë mendoj se kjo duhet ndrequr”, tha menaxheri Barcelonës, Pep Segura./albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori