Barcelona përgatit shkëmbimin Semedo-Cancelo
Gjatë verës mund të ndodh një shkëmbim i madh mes Barcelonës dhe Manchester Cityt për dy mbrojtës të krahut të djathtë.

Cancelo ka luftuar për ta vendosur veten si një titullar i rregullt në skuadrën e Pep Guardiola që kur kur u transferua në Etihad nga Juventusi verën e kaluar.

Megjithatë, portugezi ka dështuar ta bëjë këtë pasi ka mbetur një rezervë e mbrojtësit anglez, Kyle Walker.

Përkundër kësaj interesimi për Cancelon vazhdon të mbetet i madh nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Barcelona është e përgatitur të ofrojë Nelson Semedon te Manchester City në këmbim të Cancelos.

Barca është e gatshme të kapitalizojë situatën aktuale të 25-vjeçarit dhe mund të dërgojë Semedon në një marrëveshje shkëmbimi që mund t’i përshtatet të dy palëve.

Për Cancelon interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij italiane, Interi.

/Telegrafi/
Shtuar më 10/04/2020, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori