Pas Manchester United edhe
Barcelona është futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Tottenham, Toby Alderweireld. Katalanasit kanë problem të shumta me repartin difensiv dhe anëtari i “the spurs” konsiderohet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtjen.
Klauzola e lojtarit është shumë e ulët, vetëm 28 milionë euro pasi futbollistit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe mund të largohet me parametra zero. I pyetur për zërat e largimit, mbrojtësi tha: “Nuk jam duke menduar për të
ardhmen time. Ndihem shumë mirë pasi po luaj shumë mirë, por për të
ardhmen të shohim çdo të ndodhë”. /Albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018,
ora 10:46