Barcelona poshtëron Almerian, 8-0 (VIDEO)
Pëlqej
Barcelona ka shkatërruar Almerian duke i dhënë kështu një paralajmërim të frikshëm Realit të Madridit për sfidën e ardhshme në El classico.

Barcelona ka mundur Almerian në fushën e kësaj të fundit me rezultatin e thellë 8-0. Katalanasit janë kënaqur me gola në këtë ndeshje thuajse stërvitore për ta. Messi hap serinë e golave në minutën e 16 dhe dy minuta më vonë Iniesta dyfishon.

Në minutën e 26 Acasiete shënon një autogol në portën e tij dhe rezultati shkon në 3-0 por nuk ka mbaruar ende asgjë. Në minutën e 35 Pedro bën 4-0 dhe në të 47-ën Messi mbyll pjesën e parë me rezultatin 5-0.

Në pjesën e dytë katalanasit kanë shënuar në fillim me Krkic në minutën e 62. Messi pesë minuta më vonë çon rezultatin në 7-0 dhe Krkic në minutën e 73 shënon dhe golin e tetë duke mbyllur gjithçka dhe duke turpëruar Almerian.

Ky rezultat sigurisht që do të frikësojë Realin i cili javën e ardhshme do të ndeshen direkt me Barcelonën. (albeu.com)


Shikoni golat:

Shtuar më 20/11/2010, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori