Barcelona pret Lyonin, "Camp Nou" vizitohet nga tifozi i pazakontë
Mbrëmjen e sotme, Barcelona do të kërkojë të presë një biletë për në raundin çerekfinal të UEFA Champions League.

Spanjollët do të presin në "Camp Nou" skuadrën e Olympique Lyon, në një duel që premton spektakël. Mitiku katalanas pritet të jetë i tejmbushur, teksa mes 100 mijë tifozëve që do të jenë në shkallët e stadiumit do të jetë një tifoz special për vendasit.

Bëhet fjalë Anthony Borges. 16 vjeçari u bë i njohur 14 shkurtin e vitit të kaluar, kur shpëtoi shokët e tij nga duart e një personi të armatosur. Ky i fundit vrau rreth 17 nxënës në një shkollë të mesme në Florida të SHBA-së. Numri i të vdekurve mund të kishte qenë edhe më i madh, po të mos kishte ndërhyrë Borges.

Djaloshi ndihmoi 30 shokët e tij të fshihen në një klasë, duke kyçur derën. Agresori kishte tentuar të hynte në dhomë me dhunë, por veprimet e Borges bënë që ata t’i shpëtojnë vdekjes.

Ky veprim bëri që në trupin e Borges të përplasen rreth pesë plumba dhe jeta e tij u vendos në rrezik. Kjo ngjarje ka bërë që ai të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas shumë muajve trajtimesh mjekësore, ai të shërohet plotësisht. Me të dëgjuar historinë, Barceloa i ka ofruar atij ndihmë, teksa e ftoi në një nga ndeshjet e saj sapo ai të bëhej mirë.

Anthony dhe familja e tij do të jenë prezent në shkallët e stadiumit "Camp Nou" për të ndjekur për herë të parë nga afër një takim të gjigantit spanjoll. Më pas ata do të vizitojnë muzeun e klubit dhe do të takohen me lojtarët e ekipit të parë, gjatë seancës stërvitore që do të zhvillohet nesër.
Shtuar më 13/03/2019, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori