Barcelona, Rakitiç: Të frikshëm sa edhe Reali
Pëlqej
Sezoni i fundit përfundoi me duart bosh për Barcelonën, megjithatë një nga përforcimet e kësaj vere, Ivan Rakitiç beson se Blaugranat mund të jenë po aq të frikshëm sa madrilenët në këtë sezon të ri që pritet të nisë. Me trofeun e fundit në Champions League, për "Los Blancos" nuk mund të kishte fillim më të mbarë të fushatës për të tjerë tituj, duke fituar në Cardiff, Superkupën e Europës ndaj ish skuadrës së kroatit.

Duke iu referuar këtij takimi, ish mesfushori i Sevillas u pyet se sa i frikshëm duket Real Madrid në këtë prag sezoni.

"Kam respekt për Realin dhe këdo, por preferoj të flas vetëm për klubin tim. Edhe ne mund të shkaktojmë frikë te kundërshtari, nëse luajmë mirë. Ky rivalitet që ekziston me madrilenët është diçka normale mes ekipeve të mëdha, por e theksoj se duhet të përqëndrohemi te vetja jonë. Kemi lojtarët më të mirë në botë, jam i bindur për këtë", deklaron Rakitiç.

Kroati u transferua te katalanasit nga Sevilla, ku shënoi 12 gola sezonin e kaluar, megjithatë 26-vjeçari është i vendosur ta kalojë këtë shifër te skuadra e re.

"Nuk preferoj t’i vendos limite vete, por gjithmonë dua të paraqitem sa më mirë, duke shënuar sa më shumë gola. E rëndësishme është që të luaj. Te Barça besoj se do ta kem të lehtë përshtatjen. Deri tani jam shumë i lumtur që ndodhem në këtë skuadër", përfundoi kroati i Barcelonës.

Me trajnerin Luis Enrique në stol, sezoni i ri për blaugranat do të nisë në shtëpi kundër Elches më 24 Gusht /albeu.com/
Shtuar më 16/08/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori