Barcelona reagon pas lajmeve se Coutinho do të transferohet te Unitedit
Drejtori për marrëdhënie sportive, Guillermo Amor, ka reaguar ndaj lajmeve se Philippe Coutinho do të transferohet në Manchester United, duke thënë se ai është pjesë e Barcelonës dhe ka edhe disa vite në kontratën e tij me ta.

Coutinho është një lojtar me shumë përvojë, një nga lojtarët më të mirë në Evropë dhe ai është gati të luajë edhe për pesë minuta edhe për 90. Ai është një lojtar që mendon më shumë për ekipin sesa për veten”, ka thënë Amor.

“Nuk kam asnjë dyshim se ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. AI ka luajtur gjithmonë mirë për Barcelonën, mund të luajë në çdo ndeshje që nga minuta e parë.

“Barça e transferoi atë sepse ai është njëri ndër më të mirët në botë dhe ai do të na ndihmojë neve shumë. Ai ka edhe shumë vite të mbetura në kontratën e tij”, përfundoi Amor. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori