Eksperienca e fituar nga tratativa me Interin i ka shërbyer si mësim Barcelonës që tashmë nuk kërkon të përsërisë të njëjtat gabime me me rastin Rafinha Alcantara. Sipas raportimeve të mediave katalanase transferimi i mesfushorit brazilian te Real
Betis në këto ditë të mbetura të merkatos mund të dështojë, pasi
Barcelona kurrësesi nuk dëshiron ta lëshojë në formë huazimi me të drejtë blerjeje 25-vjeçarin por
vetëm në huazim me detyrim blerjeje.
Barcelona e ka ulur ndjeshëm vlerën e kartonit të Rafinhas, pasi i kërkon klubit andaluzian
vetëm 20 milionë
euro për blerjen përfundimtare të detyruar të futbollistit pas 1 viti, një shifër shumë e ulët kjo krahasuar me 35 milionë eurot që synonte t’i merrte Interit. Por pavarsisht kësaj drejtuesit e
Betis ofrojnë
vetëm 1,5 milionë
euro për huazimin 1-vjeçar dhe në bazë të paraqitjeve të mesfushorit do të vendosin pas 1 viti nëse do ta blejnë ose jo Rafinhan për 20 milionë
euro.
Diçka e tillë nuk pranohet aspak nga drejtuesit e Barçës të cilët duan të kenë sigurinë e shitjes përfundimtare të Rafinhas në 2019-ën duke patur parasysh faktin që kontrata e tij me blaugranat skadon në verën e vitit 2020, ndërkohë që nuk e kanë harruar mësimin që morën nga Interi.
Shtuar më 29/08/2018,
ora 21:22