Barcelona refuzon ofertën e Interit për Vidal-in
Skuadra e Inter ka marrë një refuzim nga klubi i Barcelonës për Arturo Vidal.

Sipas “Mundo Deportivo” zikaltërit kanë propozuar një marrëveshje huazimi për mesfushorin kilen, por katalanasit nuk dëshirojnë të bëjnë bisedime për huazim, ata kërkojnë që të bisedojnë vetëm për një transferim të përhershëm.

Vidal shënoi 3 gola në 33 paraqitjet e tij në La Liga me Barcelonën, duke dhënë një kontribut të madh në fitimin e titullit kampion.

32 vjeçari pëlqehet shumë nga Antonio Conte, të dy njihen mirë me njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Juventus në Serie-A.

Vidal duket se do të ketë shumë pak hapësira aktivizimi në “Camp Nou” në sezonin e ri, duke parë përforcimet në mesfushë, megjithatë Barça nuk ka në plan ta huazojë, por vetëm ta shesë.
Shtuar më 23/08/2019, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori