Barcelona arriti një
rekord historik në sfidën e mbrëmshme ndaj Ferencvaroshit të
Myrto Uzunit, të zhvilluar në Budapest.
Katalanasit triumfuan me rezultatin 0-3, teksa goli i tretë u shënua nga Dembele në minutën e 28-të.
Me penalltinë e shndërruar në gol nga
futbollisti francez,
Barcelona u bë klubi i parë në histori, që arrin të marrë 5 penallti në 5 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.
Katalanasit e drejtuar nga Koeman, kanë arritur t’i shndërrojnë të gjitha 11-metërshat në gola.
Dëshmitar i këtij rekordi ishte edhe
futbollisti i Kombëtares,
Myrto Uzuni, i cili qëndroi në fushën e lojës për 71 minuta, por pa arritur të lërë gjurm
Shtuar më 03/12/2020,
ora 11:48