Barcelona, revolucioni i verës (FOTO LAJM)

Afrime: Samir Handanoviç - Inter
Pas eleminimit të turpëshëm në Champions League nga Bayern Munchen Barcelona ka nisur menjëherë të mendojë për goditjet e merkatos së verës në mënyrë që të rikthehet sërish mes pretendenteve kryesore.

Drejtori Sportiv Andoni Zubizarreta i ka të qarta idetë: pas largimit të Victor Valdes barça do të kërkojë një portier dhe në pole-position është gardiani slloven Inter Samir Handanoviç, ndërsa për qëndrën e mbrojtjes objektivi parësor është gjermani Mats Hummels, i cili mund ti japë Tito Vilanovas freski dhe sigurirepartin më problematik.

Në mesfushë me siguri Thiago Alcantara do ta nisë sezonin e ri si titullar, por revolucioni i vërtetë do të jetë në sulm. Njëri prej Alexis Sanchez dhe David Villas do të duhet të lerë "Camp Nou" dhe pritet të afrohen Sergio Aguero dhe Neymar. Por edhe baby-talenti Gerard Deulofeu do të jetë gati për të kaluar në skuadrën e parë. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori