Barcelona rikthehet të interesohet për portugezin e Dortmund
Barcelona mund të trokasë përsëri në derën e Borussia Dortmund për Raphael Guerreiro-n.
Katalanasit janë munduar të nënshkruajnë me lojtarin edhe në verën e vitit 2016, por portugezi vendosi të transferohej në Bundesliga.

Atëherë ai u shpreh: "Ishte shumë e vështirë të refuzoja Barcelona-n," në nëntorin e 2016.
Megjithatë, Mundo Deportivo raporton se Barcelona ka rikthyer interesin për portugezin e krahut të majtë pasi e sheh si pasardhësin ideal të Jordi Alba-s.

25-vjeçari Guerreiro ka një kontratë deri në vitin 2020 me BVB, kështu që Borussia do të vendosë në verë se si do të veprojë me lojtarin, në mënyrë që të mos rrezikojë të largohet me parametra zero. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori