Barcelona rrezikon shumë me tullumbacet e verdha që hodhën tifozët para ndeshjes me Romën
UEFA ka akuzuar Barcelonën pasi një grup i tifozëve hodhën balona të verdhë në fushën e Camp Nou.

"Pagine Romaniste" shkruan se iniciativa ishte promovuar nga Komitetet e Katalunisë për Mbrojtjen e Republikës në mediat sociale. Hedhja e balonave u pa si një akt proteste ndaj qeverisë spanjolle për burgosjen e politikanëve katalunas.

UEFA pretendon se rregullat disiplinore janë thyer nga ky incident.
Trupa e Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës do të mblidhet më 31 maj për të përcaktuar dënimin e klubit. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2018, ora 10:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori