Barcelona "shënjestron" Alba dhe Ruiz
Edhe pse sezoni futbollistik 2011-2012 nuk ka përfunduar ende gjysmën e saj, drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar për kampionatin e ardhshëm.

Disa emisarë të klubit katalanas kanë qënë të pranishëm në derbin mes Levantes dhe Valencias për të vlerësuar lojatrit e krahut të majtë të Valencias, Jordi Alba dhe mbrojtësin e qëndrës, Victor Ruiz.

Jordi Alba kërkohet edhe nga disa klube angleze ku në krye të listës qëndrojnë Manchester United dhe Chelsea ndërsa Ruiz, sezonin e kaluar luajti në Serinë A italiane për Napolin. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori