Barcelona shkaterron Atletico Madridin, 6-1
Albeu.com
Gjiganti katalunas, Barcelona, e ka shkatërruar skuadrën nga kryeqyteti spanjoll, Atletico Madrid në Camp Nou me rezultat 6-1.Blaugranët e kanë shkatërruar në të gjitha aspektet skuadrën mysafire duke nxjerrë një rezultat i cili është i frikshëm për kundërshtarët e radhës.

Siç duket Barcelona i kanë lënë prapa vetes rezultatet negative me të cilat e filloi sezonin e ri në La Liga, tashmë më ata shkatërrojnë gjithçka që iu del përpara.

Mysafirët nga Madridi kanë kaluar njërën nga netët më të këqija në karrierën e tyre përballë lojtarëve të jashtëzakonshëm dhe përballë një publiku i cili nuk rreshti me mbështetjen e yjeve të tyre.

Vetëm në tetë minutat e para të ndeshjes Blaugranët shënuan tri herë me anë të Marquez (2’), Eto’o nga penalltia (4’) dhe Lionel Messi (8’).

Në minutën e 13, Rodriguez, ngushtoi epërsinë në 3-1, mirëpo kjo vetëm sa i nevrikosi lojtarët e Barcelonës të cilët shënuan edhe dy gola brenda pjesës së parë, me anë të Eto’o (18’) dhe Gudjohnsen (28’).

Pjesa e dytë ishte paksa më e plogësht, meqenëse lojtarët e Barcës ruheshin të mos pësonin ndonjë lëndim, megjithatë i erdhi radha e edhe Thierry Henrys të shënojë (73’) pas inkuadrimit për ta vendosur rezultatin 6-1.
Shtuar më 05/10/2008, ora 06:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori