Barcelona shkatërron Sevillan dhe triumfon në Copa del Rey (VIDEO)

Pëlqej
Barcelona ka shkatërruar sonte Sevillan me shifrat 5-0 në "Wanda Metropolitano", për finalen e Copa del Rey.

Katalanasit kaluan në epërsi me një pasim të gjatë të Cillersen e gjeti Philippe Coutinhon, i cili u fut në zonë dhe asistoi magjishëm te Luis Suarez.

Dominimi i Barçës vazhdoi dhe u shpagua në minutën e 31-të kur Lionel Messi realizoi për 2-0 pas një kombinimi të bukur në zonë mes tij Andres Iniestas dhe Jordi Albas.

Pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë sulmuesi uruguaian Suarez shënoi përsëri, duke i çuar shifrat në 3-0

Barcelona shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Andres Iniesta (52') dhe Coutinho në (69') nga penalltia.

Barcelona është skuadra që e ka fituar më së shumti këtë trofe, plot 30 herë pas triumfit të sotëm, ndërsa pas saj qëndrojnë Athletic Bilbao me 23 trofe dhe në vendin e tretë Reali i Madridit me 19. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2018, ora 23:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori