Barcelona shpërblen Messin e Suarezin
Pas Neymar, Sergio Busquets dhe Javier Mascherano, Barcelona do t’ua rinovojë kontratat edhe Messit e Suarezit.

Barcelona do t’iu ofrojë kontrata të reja tre lojtarëve. Ivan Rakitic, Luis Suarez dhe Lionel Messi së shpejti do t’i rinovojnë kontratat me kampionin e Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori sportiv i Barcelonës, Albert Soler.

“Pas Mascheranos, Busquets dhe Neymar, të cilët janë lojtarë të rëndësishëm për Barcelonën, tani është koha t’ua rinovojmë kontratat Rakiticit, Suarezit dhe Messi. Klubi nuk do të ndalet”, ka konfirmuar Soler. /Albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori