Barcelona siguron transferimin e parë për merkaton e janarit
Darijo Srna pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës në afatin kalimtarjanarit.

Kroati që aktivizohet te Shakhtar Donstek,pas ndeshjes së fundit të zhvilluar në kuadër të Europa League ndaj Bragës, i ka bërë të ditur skuadrës se dëshiron transferimin te gjiganti nga La Liga.

Srna pritet të mbulojë zbrazëtirat e mëdha që ka lënë Dani Alves pas largimit në drejtim të Juventusit.

Mundodeportivo ka mësuar se ky transferim do të finalizohet me t’u hapur afati kalimtar i janarit, shkruan Lajmi.net.

Srna është 35 vjeçar dhe në karrierën e tij ka luajtur vetëm për dy skuadra, Hajdukun e Splitit dhe Shakhtar Donstek./Albeu.com/
Shtuar më 09/12/2016, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori