Barcelona s'ka të ndalur (VIDEO)
Lionel Messi (FC Barcelona)
Barcelona e ka mposhtur Zaragozan me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar të shtunëm mbrëma në Camp Nou.

Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 16, ndërsa në minutën e 23-të, Montanes barazoi rezultatin për 1-1.

Pas vetëm pesë minutash (28’), Alex Song riktheu epërsinë ndërsa rezultatin përfundimtar të takimit e vulosi Messi në minutën e 60.

Pas xhiros së 12-të, Barcelona kryeson kampionatin spanjoll me 34 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2012, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori