Barcelona sulmon FIFA-n pas pezullimit të Messit me 4 ndeshje
Barcelona ka publikuar një deklaratë zyrtare në të cilën mbështet lojtar e saj, Leo Messi, pasi ai u pezullua nga FIFA për katër ndeshje, me justifikimin se ka fyer një gjyqtar anësor.

Barcelona shpreh habi dhe zemërim mbi veprimet e zyrës së Komisionit Disiplinor të FIFA-s për ndëshkimin e lojtarit Leo Messi, pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës, Argjentinë-Kili.

Klubi i konsideron sanksionet të padrejta dhe tërësisht disproporcionale. Së fundi, Barcelona dëshiron të përsërisë mbështetjen e saj për Leo Messin, sportistin shembullor për sjelljen që ka brenda dhe jashtë fushës”.


Shtuar më 29/03/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori