Barcelona synon të transferojë dyshen e Premier League në janar
Janari do të jetë një muaj me shumë ngarkesa për skuadrën e Barcelonës.

Barcelona bëri disa përforcime gjatë merkatos që kemi lënë pas, por në listën e dëshirave ka akoma disa emra.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Barca synon që gjatë muajit janar të kompletojë transferimin e dy lojtarëve nga Premierliga.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester City, Eric Garcia, si dhe mesfushorin e Liverpool, Georginio Wijnaldum.

Të dy lojtarët ishin shënjestruar nga Ronald Koeman gjatë verës, por transferimi i tyre nuk qe i mundur.

Kështu, Barca do të ketë fokusin maksimal te këta dy lojtarë, gjatë merkatos së janarit.
Shtuar më 18/10/2020, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori