Barcelona tenton të "gozhdojë" në Camp Nou talentin Fati, gati rinovimi me pagë faraonike
Ansu Fati do t’i mungojë Barcelonës për disa muaj për shkak të një dëmtimi, por në klubin katalanas nuk kanë dyshime për të ardhmen e ndritur të tij, ndaj kanë nisur punën për t’i rinovuar kontratën.

Sulmuesi me origjinë nga Guinea-Bissau, por i rritur në Spanjë, po thyen të gjithë rekordet dhe të radhës pritet ta vendosë pikërisht me pagën që do t’i ofrohet në kontratën e re me klubin e Barcelonës.

Kështu drejtuesit e klubit katalan po planifikojnë t’i ofrojnë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-ës dhe me një pagë prej 10 milionë eurosh neto në sezon, një shifër kjo e padëgjuar më parë për një futbollist 18-vjeçar.

Synimi i katalanëve është që të përfshijnë në kontratë edhe një klauzolë prishjeje për shifrën e 700 milionë eurove, duke blinduar kështu plotësisht një nga futbollistët më të talentuar në planet, i cili është gati të marrë stafetën nga ylli argjentinas Lionel Messi.
Shtuar më 14/11/2020, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori