Barcelona tenton të përfitojë nga gara dyshe mes Realit dhe Liverpool për yllin e Lille
Barcelona është duke planifikuar që të ndërhyjë në planet e transferimeve të Liverpoolit dhe Real Madridit të cilët gjithashtu janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Lille, Victor Osimhen.

Raportimet po pretendojnë se Barcelona po e dëshiron futbollistin si opsion për ta zëvendësuar Luis Suarezin, pasi që futbollisti ka treguar potencial të jashtëzakonshëm.

Po ashtu edhe Lille është i gatshëm për shitjen e futbollistit mirëpo vetëm në afatin e transferimeve të verës, dhe kjo dëshirë e tyre shkon po ashtu në favor të Barcelonës pasi që kanë vendosur të përmbahen nga transferimet e janarit.
Shtuar më 04/01/2020, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori