Barcelona tërhiqet nga gara për Reusin
Dënimi i Barcelonës që të mos transferojë lojtarë për dy afate kalimtare, ka shtyrë drejtuesit e klubit që të tërhiqen nga gara për sulmuesin Marco Reus.

Të martën, Gjykata e Arbitrazhit respektoi vendimin e FIFA-s që të bllokojë transferimet e lojtarëve te Barça shkaku i thyerjes së rregullave për transferimin e lojtarëve të grupmoshave të reja.

Gazeta spanjolle “Marca”, ka raportuar se Reus nuk është i përgatitur që të pres deri në janarin e vitit 2016 për tu transferuar te Barcelona, duke i hapur rrugë Real Madridit për të siguruar nënshkrimin e përfaqësuesit gjerman.

Manchester United dhe Manchester City gjithashtu thuhet se janë të interesuar për transferimin e sulmuesit gjerman.
Shtuar më 01/01/2015, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori