Barcelona thërret, Reali i përgjigjet: Bilbao shkatërrohet 5-1 (VIDEO)
Pëlqej
Reali I Madridit I kundërpërgjigjet Barcelonës pas fitores së kësaj të findit 8-0 kundër Almerias. Galaktikët kanë fituar 5-1 kundër Athletico Bilbaos duke mbajtur kështu kreun e klasifikimit.

Në minutën e 19 Higuain kalon Realin në avantazh dhe Cristiano në minutën e 30 dyfishon. Llorente shkurton diferencën për miqtë në minutën e 40 dhe me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Sergi Ramos shënon dhe golin e tretë në minutën e 58 pas një penalltie. Ka qënë Ronaldo ai që ka shënuar dhe dy gola të tjerë për Realin në minutat 63 dhe 93 duke e mbyllur takimin 5-1.

Reali I kundërpërgjigjet Barcelonës dhe Ronaldo I kundërpërgjigjet Messit me një tripletë dhe El classico javën e ardhshme premton vetëm spektakël.(albeu.com)

Shikoni golat:

sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/bBJFE0Geldpd3Azi8lh5/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="370">
Shtuar më 20/11/2010, ora 23:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori