Barcelona, turi i muajit të forcës
Dy muajt e ardhshëm do të jenë jetikë për sezonin e Barcelonës që do të përballet me një kalendar të ngjeshur, si në kampionat ashtu edhe në Kupë e Champions League. Me rikthimin e Lionel Messit, Tata Martino ka në dispozicion një armë më shumë për të larguar përfundimisht momentet e dobëta që ka treguar skuadra në momente të veçanta dhe këtë duhet ta bëjë që në takimin e fundjavës kundër Elches. Maratona e gjatë nis pikërisht në datën 5, ndërsa tre ditë më vonë, katalanasit sfidojnë Getafen në ndeshjen e Kupës së Mbretit. Turi i forcës vijon më tej me një përballje në kryeqytet 3 ditë më pas kundër Atletico Madrid. Një 90 minutësh jetik për të testuar forcën e vërtetë të kampionëve të Spanjës, të cilët do të sfidojnë një prej skuadrave më të forta të kampionatit.

Rrugëtimi i janarit vazhdon në datën 16 me ndeshjen e kthimit kundër Getafes në Madrid, ndërsa 3 ditë më pas Levante viziton stadiumin “Camp Nou”. Programi i Janarit nuk mbyllet këtu sepse Barcelona duhet të luajë edhe dy çerekfinalet në rast kualifikimi dhe datat për këto ndeshje janë 23 dhe 30, ndërsa mes tyre futet edhe ndeshja e kampionatit kundër Malagas në 26 Janar.

Pushimet janë të ndaluara edhe në muajin Shkurt që fillon impenjativ që në datën 2 me ndeshjen kundër Valencias, vazhdon në 6 dhe 13 me gjysmëfinalet e mundshme të Kupës, ndërsa në datat 9-15 dhe 23 Barcelona do të luajë kundër Sevillas, Rayo Vallecanos e Real Sociedad për llogari të kampionatit. Në muajin Shkurt parashikohet gjithashtu edhe përballja e parë e Champions League kundër Manchester City-t në datën 18. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2014, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori