Lionel
Messi ka barazuar ditwn e djeshme rekordin e mbajtur nga legjenda e Real Madridit,
Raul Gonzalez nw Champions League.
Me golin e
djeshëm në humbjen e thellë 1 – 4, argjentinasi doli të shënojë në 17-të vite
radhazi në garën më prestigjioze në botë, shkruan lajmi.net.
Ky gol është vazhdimi i rekordit të pabesueshëm me Messin, që shënoi golin e parë në Ligën e Kampionëve në vitin 2005.
Messi barazon rekordin e
Raul
Raul ka shënuar golin e parë në Ligën e Kampionëve si adoleshent në vitin 1995 dhe ia doli të realizojë në secilin vit
radhazi deri në 2011.
Ndërsa,
Messi me golin e
djeshëm, tani ka shënuar në 17 vite
radhazi dhe mbetet të shihet në edicionin e ardhshëm nëse do e thyejë këtë
rekord.
Tjetër
rekord i pabesueshëm
Pos kësaj, goli i
djeshëm ishte njëkohësisht i 20-ti për argjentinasin në të gjitha garat. Pra,
Messi ka arritur që në 13 vitet e fundit të shënojë 20 gola ose më shumë për çdo sezon, që është
rekord mjaftë i vështirë të arrihet.
Messi i afrohet një rekordi tjetër
Me ndeshjen si titullar,
Messi dje kompletoi paraqitjen e 760-të në karrierë për Barcelonën në të gjitha garat.
33-vjeçari është afër të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në histori të Barcelonës,
rekord që e mban Xavi me 767 ndeshje gjatë kohës së tij në “Camp Nou”./
Shtuar më 17/02/2021,
ora 09:19