Barcelona ul ndjeshëm çmimin e Messit, kjo është shuma e marrëveshjes
Gjatë ditës së djeshme, babai i Lionel Messit, Jorge u takua me drejtuesit e Barcelonës për të zgjidhur përfundimisht çështjen e lojtarit.

Ai e përsëriti se djali i tij nuk dëshiron më të qëndroj në Camp Nou dhe do të duhet të zgjidhet kontrata, shkruan Indeksonline.

Barca kërkon 700 milionë euro për të derisa Messi në anën tjetër pretendon se duhet të lirohet pa pagesë.

Por sipas "Telegraph", Barcelona mund ta zbresë çmimin e lojtarit në 100 milionë euro për të përfunduar marrëveshjen.

Manchester City është skuadra pretendente për të nënshkruar me Messin duke i bërë një ofertë "stratosferike".
Shtuar më 03/09/2020, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori