Barcelona-Valencia, finalja e Kupës së Mbretit: Formacionet zyrtare

Sezoni 2018/19 i KupësMbretit përfundon sonte me finalen e madhe mes Barcelonës dhe Valencias, në stadiumin "Benito Villamarin", në orën 21:00.

Barcelona vjen në këtë përballje si favorite, por do t’i mungojnë dy yje të skuadrës, sulmuesi Luis Suarez dhe portieri Marc-Andre ter Stegen, ndërsa Valencia është shumë e motivuar pasi e siguroi kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përkundër mungesave, Barcelona është ende favorite për ta fituar për të pestën herë radhazi titullin e KupësMbretit, vetëm pak javë pasi e siguroi titullin e dytë radhazi të La Ligës.

Valencia ishte gjendur në një pozitë të vështirë rreth fillimit të sezonit, me vetëm një fitore në 11 ndeshje. Megjithatë, kjo skuadër arriti të ngrihet nga pozita e 15-të në të katërtën, pas tri fitoreve radhazi në fund të sezonit.

Përveç motivimit nga mungesat e Barcelonës, Valencias i rritet besimi duke pasur parasysh se i ka barazuar të dy ndeshjet kundër klubit katalonas këtë sezon.



Shtuar më 25/05/2019, ora 20:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori