Lojë e bukur e të dyja skuadrave, aksione të shumta dhe një rezistencë e jashtëzakonshme e
Granadas në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, por që përfundoi me fitoren e të mëdhenjve të Barcelonës me rezultat 2-0.
Gati e gjithë ndeshja është karakterizuar me dominimin e Barcelonës në lojë por edhe me një super mbrojtje të
Granadas.
Duhej të afrohej fundi i ndeshjes, minuta e 87-të kur Xavi me një super gjuajtje kaloi në epërsi Barcelonën.
Pas vetëm disa minutash, Messi
goditi për të
vulosur rezultatin, ndërsa topi përfundoi në rrjeti pasi u devijua nga një lojtar mysafir, 2-0.
Pas javës së pestë,
Barcelona vazhdon të mos pësojë humbje duke grumbulluar 15 pikët maksimale. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2012,
ora 23:09