Barcelona vazhdon me rinovimet, shumë shpejt dhe tre të tjera
Gjatë ditës së djeshme, Barcelona konfirmoi arritjen e marrëveshjes për zgjatjen e kontratës me mbrojtësin spanjoll, Gerard Pique.

Sipas gazetës Sport, Barcelona nuk dëshiron të ndalet vetëm me Piquen, pasi dëshiron të rinovojë edhe me tre yje tjerë, për të blinduar mbrojtjen edhe për shumë vite.

Pas Piques, radha është e Sergi Roberto, dje më pas vijnë spanjolli Jordi Alba dhe francezi Samuel Umtiti që priten të blindohen nga drejtuesit katalunas, pasi këtë sezon kanë treguar nivel të lart të lojës./albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori