Barcelona vendos çmim për lojtarin e ofruar gjatë verës
Më 24 korrik të vitit të kaluar, Barcelona pagoi 40 milionë euro për të blerë kartonin e futbollistit brazilian Malcom nga klubi i Bordoux. Që nga ai moment kanë kaluar tetë muaj dhe me siguri të dyja palët janë të zhgënjyera.

Malcom ka luajtur vetëm 128 minuta deri më tani në La Liga, shtatë aktivizime si rezervë dhe një si titullar. Është e qartë që situatë e tillë nuk mund të vazhdoj dhe për këtë arsye drejtuesit katalanas kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 22-vjeçarin.

Sipas medies katalanse “SPORT”, Barcelona kërkon jo më pak se 70 milionë euro në këmbim të kartonit të lojtarit. Kërkesat e kampionëve të Spanjës janë shumë të larta, por s’duhet janarit për Malcom erdhi një ofertë prej 55 milionë eurosh nga një ekip kinez. /albeu.com/


Shtuar më 27/03/2019, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori